Momente tensioni përpara Prefekturës së Firences: një grup prej 50 personash, emigrantë që jetonin në kapanonin që u përfshi nga flakët në Sesto Fiorentino, së bashku me disa përfaqësues të të drejtave të njeriut, kanë tentuar të hyjnë në ndërtesë dhe janë zmbrapsur nga forcat e rendit të cilët ishin të veshur me uniforma kundër protestave. Të paktën një person mes manifestuesve ka mbetur i lënduar.


Emigrantët që jetonin në një kapanon, ku humbi jetën një ekstra-komunitar, janë strehuar për momentin në pallatin e sportit të Sesto Fiorentinos.


Protesta, siç shpjegojnë ata, do të vijojë deri sa të gjendet një zgjidhje dinjitoze për njerëzit që kanë qenë të strehuar në kapanon. Kemi kuptuar, – lexohet në një letër-protestë, – se zyra e prefekturës shërben vetëm për interesa biznesi. Kjo është e papranueshme dhe aspak gjë e mirë.


14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)