Nje ndeshje e madhe derbi, Tirana fiton ndeshjen e dyte ne kete sezon perballe Dinamos, kete radhe me rezultatin, 4-2. Ne "Qemal Stafa" Dinamo dhe Tirana dhuruan emocionet e verteta te nje takimi qe i pati te gjitha. Tifozet, grindjen, kartonet, golat, spektaklin. Derbi i 128-te mes dy ekipeve pretendente per te fituar titullin kampion, eshte mbyllur ne favor te Tiranes, e cila shenoi fitoren e 49-te ndaj rivalit kryeqytetas. Tirana me kete fitore i eshte afruar ne nje pike, Vllaznise. Ne fund ndeshja solli edhe tre kartone te kuq. Kapiteni i Tiranes, Devi Muka eshte larguar nga fusha pas nje incidenti me Brahjan e Dinamos. Nderkohe blute mbeten edhe pa portier ne 10 minutat e fundit. Gjyqtari Jemini nxori Kotorrin me karton te kuq. Tensioni ne minutat e fundit te ndeshjes ishte "medalja" tjeter e derbit mes Dinamos dhe Tiranes. Dinamo kampione ne fuqi, pas humbjes se djeshme eshte ngushelluar me faktin se diferenca me kreun ka mbetur e njejte, per shkak te humbjes se Vllaznise. Fitorja e Tiranes kishte me shume vlera se nje trepikesh. Bardheblute munden rivalin direkt per titull, por tani e shohin veten edhe me afer, nje pike larg kreut te klasifikimit. Pjesa e pare e ndeshjes se djeshme ishte me e mire per Dinamon. Blute shenuan shume shpejt me ane te Sefes, por Memelli barazoi pak minuta me vone. Brenda 15 minutave te para, Plaku realizoi golin e dyte per ekipin e tij. Kampionet ne fuqi, gjate pjeses se pare krijuan raste te tjera, ndersa Tirana ndryshoi stil me fillimin e pjeses se dyte. Ne kete fraksion loje, bardheblute i dhane nje leksion Dinamos. Mesfushori i kombetares, Ansi Agolli barazoi shifrat ne '60. Tirana kerkon fitoren dhe Migen Memelli firmos golin e dyte personal, ne kete ndeshje dhe te tretin per Tiranen. Dinamo pas incidenteve, ne fund mbetet me 10 lojtare dhe nje ish-dinamovit, Daniel Xhafaj gjen golin e katert. Dinamo "k.o".


A. Muraci