Një nga një protestues dhe deputetë të opozitës po mbajnë fjalën para parlamentit. Megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit duke prishur disa herë radhët e policisë dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit.


Gjithashtu, protestuesit i vënë zjarrin një gome dhe zona e protestës është mbuluar nga tym


Rama ik! kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.






























Gazeta Shqip