Ashtu siç patën deklaruar, studentët e Fakultetit të Drejtësi kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Universitetit. Mësohet se gjatë natës është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë.


Mësohet se policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve. Ndërhyrja e policisë ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e policisë dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore.


Ata u shprehën se kanë zgjedhur bojkotin dhe ngujimin në fakultete si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre pasi hoqën dorë nga protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.



11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)