1206-e1398357583292Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, së bashku me homologun e tij francez, Jean Marc Ayrault, gjatë ditës së hënë do vizitojë Kievin, për të dhënë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë.

"Dy ministrat po planifikojnë të kenë një takim me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe me kryeministrin Arseni Jaceniuk",- thuhet në njoftimin e ministrisë gjermane.

Ukraina ka hyrë në një krizë të re politike këtë javë, kur Poroshenko i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Jaceniuk.