Një 31-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Mësohet se shtetasi Fatjon Aliraj, në 6 gusht të këtij viti, në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës, tentoi të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.


Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhrit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen Pavarësia Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M, njofton policia.


Sakaq, uniformat blu bënë ndalimin e tij për veprat penale Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.


14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)