Kur gjithë vëmendja e Policisë së Shtetit është zhvendosur në Rinas, pas grabitjes së 10 milionë eurove nga banda e Admir Murataj, në Shqipëri janë hedhur në veprim skifterët e vegjël.
Kështu, dy të rinj në Sarandë janë kapur në flagrancë teksa kishin hyrë për të vjedhur në një magazinë, në lagjen nr.3 të qytetit.
NJOFTIMI:
Policia ka arrestuar 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke vjedhur.
- F.K., 19 vjeç, banues në Sarandë.
- A.Q., 18 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e këtyre dy shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në lagjen nr.3 Sarandë, duke vjedhur magazinën e shtetasit L.M.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.