Tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të rritur, policia arreston autorin e dyshuar të ngjarjes. Në pranga ka rënë shtetasi  Hysni G, 50 vjeç, banues në njësinë administrative Qendër, Bilisht.


Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 42-vjeçare, e cila ka deklaruar se më datë 12 shtator 2017, shtetasi i mësipërm ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me këtë të fundit.


Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ngelur në tentativë.


13 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)