Policia e Lushnjës ka arrestuar dy vëllezër, pasi tentuan të fusnin kanabis sativa brenda burgut të Kosovës në Lushnje. Të arrestuarit janë: Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë.


Policia njofton se në kërkim është shpallur një tjetër shtetas, I.Z. 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.


Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.


Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.


6 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)