Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në pikën kufitare Morinë, në Kukës, pasi akuzohen se tentuan të kalonin një shumë parash të padeklaruara.


Policia bën me dije se në pranga kanë rënë një 35-vjeçar nga Kavaja me inicialet B. F., dhe një 27-vjeçare nga Ndroqi, Tiranë, me inicialet RB..


106243096_2795353447417675_4445738624196396316_n


Të dy këta persona, u kapën pas kontrollit në vijën e dytë, ku policia i zbuloi brenda mjetit tip benz një çantë ku ndodheshin 77160 franga zvicerane.


Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.


106420748_2795353484084338_4720205996326714868_n


Njoftimi i plotë i policisë:


Morinë, Kukës


Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për transfertë të paligjshme të parave.


Sekuestrohen 77160 franga zvicerane.


Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës, arrestuan në flagrancë poseduesit e shumës së parave, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.


Shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertës së parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.


Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. F.


Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.


Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.