Dy të rinjtë, të cilët tentuan të përdhunojnë një shtetase amerikane në Hekal të Petrelës janë shprehur të penduar para Gjykatës.


Avokati i tyre deklaroi para trupit gjykues se të rinjtë ishin nën efektin e pijeve alkoolike. Gesjan Gjoshi është shprehur se ndihet shumë i penduar dhe ka treguar se në momentin që shoku i tij ka ngacmuar shtetasen amerikane, i ka thënë të largohen, por ai se ka dëgjuar. Edhe Artur Hyka ka pranuar ngjarjen dhe është shprehur i penduar.


Por, gjykata pasi dëgjoi të dyja palët, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke i lënë në burg pa afat, ndërsa avokati i tyre mbrojtës u shpreh se do të apelonte vendimin.