Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme, makina tip Ford në pronësi të shefit të krimeve në Policinë e Tepelenës është djegur, teksa ka qenë e parkuar poshtë pallatit.


Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 05:00, në lagjen 15 shtatori, ku edhe banon Gentjan Shehu.


Në datën 11.04.2019, rreth orës 5:00, në lagjen 15 shtatori, Tepelene, ka marr flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Ford, (mjeti ka qenë i parkuar para pallatit), në përdorim të shtetasit G.Sh. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet e para procedurale rezultoi se shkaku i djegies së mjetit është aksidental (defekt elektrik), njofton policia.