Foto ilustruese

Automjeti në pronësi të avokatit Xhafer Muça, njëkohësisht këshilltar i PD në këshillin bashkiak të Tepelenës është djegur qëllimisht ditën e sotme.


Burime policore bëjnë me dije se autorët e ngjarjes, ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e automjetit ku kanë hedhur lëndë djegëse e më pas i kanë vënë flakën.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që vetë Muça dyshon se ngjarja ka lidhje me profesionin e tij si avokat.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)