Uragani më i fundit nga Atlantiku konsiderohet më i madhi i sezonit.


I quajtur Maria, ai është rikthyer në fuqinë e kategorisë së pestë pas goditjes ndaj ishullit Dominik të Karaibeve.


Ajo u dobësua në shkallën katër pasi kreu dëme të shumta në ishull, por tani është grumbulluar maksimumin e erërave të qëndrueshme prej 260km. Stuhia është duke lëvizur përafërsisht përgjatë së njëjtës rrugë si Irma.


Maria tani po shkon drejt Ishujve të Virgjër dhe Puerto Rikos.


Guvernatori i Porto Rikos, një territor i SHBA, ka thënë se 3,5 milionë njerëz të ishullin kërkojnë strehim.


Një situatë shtetrrethimi u imponua në Ishujt e Virgjër Britanikë të hënën natën dhe banorëve iu kërkua të qëndronin në ambiente të mbyllura deri sa të kalonte stuhia.


Zyrtarët kanë frikë se mbeturinat e mbetura nga Irma në fillim të këtij muaji tani mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rrezikshme me erërat e Maria-s.


Stuhia e re konsiderohet e pabesë, pasi forca e saj mund të ndryshojë në mënyrë dramatike brenda disa orëve.


Stuhia ka shkatërruar edhe ndërtesën e Kryeministrisë së ish-kolonisë së Britanisë.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter