Tërhiqen nga lista dy kandidatet për deputetë të PD në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose të cilat ishin pretendente për të marrë karrigen e deputetes pas largimit të Eduard Halimit nga jeta parlamentare.


Pas kësaj, mandati duket se do i kalojë biznesmenit Astrit Veliaj i cili është shprehur i lumtur që do ulet në karrigen e deputetit.


I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për tu tërhequr nga gara, ishte personal, ka thënë Veliaj për News 24.


Kujtojmë edhe njëherë se, Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet ti shkonte direkt mandati Juvina Janit.


Duke qenë se kjo e fundit ka deklaruar se do ta refuzojë ftesën për tu bërë deputete, mandati do i shkonte gruas tjetër në listë, Monika Qosja por edhe kjo e fundit ka refuzuar duke i lënë të hapur rrugën Astrit Veliajt.