Një tërmet i fuqishëm sot herët në mëngjes e ka goditur bregdetin e ishullit, Sumatra, në Indonezi. Raportohet se dridhja është ndjerë në Singapor, që është qindra kilometra larg, me çrast është shkaktuar panik.


Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar se tërmeti me intensitet 6.4 shkallë, e kishte epiqendrën afro 74 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar, Bengkulu. Megjithatë, nuk është dhënë alarm për cunami. Një zyrtar i Agjencisë për situata emergjente në qytetin Padang në Indonezi, tha se banorët lokalë ishin shqetësuar nga tërmeti.


13 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)