Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë e shkallës Rihter është regjistruar në porën 13:37 të ditës së sotme në Itali, me epiqendër në provincën e Parmës.


Sipas Institutit gjeo-fizik në Itali, nuk raportohen dëme në ndërtesa apo persona të lënduar. Lëkundja ka qenë e fortë, aq sa shumë qytetarë kanë dalë nga banesat e tyre për të zbritur në rrugë nga paniku.


Një pjesë e mirë e popullsisë në këtë zonë ka ndjerë edhe një lëkundje me magnitudë 3.3 ballë në orën 13:10 e regjistruar me epiqendër në Varano de Melegari gjithnjë në Parmë.


Lëkundja e regjistruar ka qenë më e thellë në krahasim me atë të ndodhur në Emilia Romanja në vitin 2012. Ka ndodhur në një thellësi më të madhe, 32 km, kjo do të thotë se paniku është kaluar në mënyrë më modeste, – ka thënë Alesandro Amato, i Institutit Gjeofizik dhe Vulkanologjik.


Të lehta kanë qenë edhe pesë lëkundje të tjera menjëherë më pas, në intervale prej pak minutash njëra nga tjetra, të gjithë poshtë magnitudës 3.0


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)