Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 17:47

Një tërmet u regjistrua sot rreth orës 15.00 në Shkup dhe rrethinë, bëri të ditur observatori seizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Shkup.



Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me fuqinë prej 4 shkallë sipas shkallës makrosizmike evropian.



Sic bëhet e ditur, epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra nga Shkupi. Ky është tërmeti i dytë që u regjistrua brenda disa ditëve në Shkup dhe rrethinë. Të shtunën pasoi një tërmet me epiqendrën 50 km në juglindje të Shkupit dhe me fuqinë 4 deri 5 shkallë sipas Rihterit. /INA/