Autoritetet meksikane kanë konfirmuar për CNN se të paktën dy persona kane gjetur vdekjen në Meksikali, në kufi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.2 që goditi Kaliforninë e Jugut. Disa banesa janë dëmtuar, dhe ka pasur dhe të plagosur.





Njerëzit kanë zbritur të tmerruar në rrugë pasi tronditjet që u ndjenë
në jug të san Diegos dhe Kalifornisë kanë zgjatur 30 – 40 sekonda dhe
janë pasuar nga disa të tjera më të shkurtra. Tërmeti është ndjerë dhe
në Los Anglese.



Sipas Institutit Gjeofizik Amerikan, tërmeti ka shënuar
një thellësi prej 32 kilometrash. Një tërmet i dytë pak më i lehtë është
regjistruar menjëherë më pas në Sakramento, Kaliforni. Por tërmeti i
parë ka qenë vetëm pak më i lehtë se ai që gjunëzoi Haitin në 12 janar
të këtij viti.