Fatkeqësia


Një seri tërmetesh tronditën një rajon në jugperëndim të Kinës, duke shkaktuar së paku 70 viktima dhe duke plagosur 715 të tjerë. Tërmeti vlerësohet se qe me densitet 5.6 ballë në goditjen më të fortë. Tërmeti goditi një zonë përgjithësisht malore, gjë që shkaktoi edhe rrëshqitje toke. Numri i viktimave nuk është ende përfundimtar pasi nën rrënoja vijojnë të zbulohen të tjerë. Rrugët janë bllokuar dhe punonjësit e ndihmës hasën vështirësi në mbërritjen në vendin e tragjedisë. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se së paku 100 mijë njerëz janë evakuuar dhe rreth 20 mijë shtëpi janë dëmtuar. Shërbimi i telekomunikimit ka pësuar mbingarkesa të vazhdueshme. Kina është goditur shpesh nga tërmete të forta që kanë shkaktuar mijëra të vdekur.


Tërmeti godet Kinën, dhjetëra të vdekur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip