Ka nisur dhënia e granteve në qytetin e Durrësit për riparimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


edi rama


Gjatë një takimi me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetajn, kryebashiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dhe prefektin e qytetit, kryeministri Edi Rama tha se do jenë 7449 familje, që përfitojnë nga pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.


Rama u shpreh se në fillim të qershorit do të hapen dyert e banesave individuale, ndërsa banesat kolektive sipas tij kërkojnë më shumë kohë.


edi rama1


Teksa kryeministri fliste, kryebashkiakja Sako filloi të buzëqeshte dhe kjo nuk ka kaluar pa një batutë nga Rama, i cili tha se herë pas herë i tërheq veshin.


E di kryetarja që është proces super i komplikuar. Po qesh sepse më ka mua në vesh pa pushim dhe herë me zë të moderuar dhe herë me volum pak të ngritur për ta çuar procesin përpara,- u shpreh ai.


Rama shtoi se plaga e tmerrshme që hapi 26 nëntori i vitit të shkuar do të mbyllet.


Edi Rama: Kemi filluar intesivisht punën për shpërndarjen e granteve. Çdo ditë është shumë për njerëzit që presin të hynë në shtëpi. Kemi bërë çmos që ta bëjmë sa më mirë dhe sa më shpejt. Janë 25 milionë dollarë do shpërndahen në dorë për të gjitha familjet që kanë të domosdoshme të mbyllin riparimet në ato banesa ku dëmet janë të riparueshme. Kemi miratuar planin e Spitallës. Janë një sërësh godinash të tjera që do të ndërtohen individualisht në pikat ku janë prishur në mënyrë që familjet e dëmtuara të rikthehen në lagjen ku iu ndodhi fatkeqësia. Jemi në fazën ku do fillohet me garat.


Po ecet intensivisht kudo. Është një shumë prej 80 milionë dollarësh që do shkojë si pagesë për qytetarët në Tiranë, në Vorë, në Kavajë, Shijak, Durrës, Kamzë, Krujë, Fushë-Krujë, Kurbin, Mirditë dhe Lezhë.


Ka filluar puna konkrete për shtëpitë individuale. Shumë shpejt do jemi në terren dhe në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave të reja.


Për banesat kolektive duhet më shumë durim. Ne nga ana jonë nuk po i lëmë asnjë gjë mangut.


E di kryetarja që është proces super i komplikuar. Po qesh sepse më ka mua në vesh pa pushim dhe herë me zë të moderuar dhe herë me volum pak të ngritur për ta çuar procesin përpara. I jam mirënjohës se po bën punë fantastike, është njësoj si të qërosh oriz se ka shumë problem, komplekse, jo pronësia, jo kurora në një familje, regjistrimi, e legalizuar apo e pa legalizuar por nuk do ndalemi. Është një proces që do të na ndihmojë të mbyllim këtë plagë të tmerrshme që hapi 26 nëntori i vitit të shkuar por do sjellë dhe impakt të rëndësishëm në ekonominë tonë që ka nevojë për injeksion, mundësi të reja për punësim e investime.


Kryesorja është çlirimi i financimeve, për faktet konkrete do flasin shumë shpejt, se ne jemi atdheu i Shën Thomait që po nuk prekëm nuk besojmë, ndaj do ju sigurojmë që ti prekni vetë veprat.