Ka shkuar në 407 të vdekur dhe 5.300 të plagosur bilanci i tërmetit të fortë me magnitudë 7.2 ballë që ka goditur rajonin Sulaymaniyya, në Irak, në kufi me Iranin.


Lajmin e ka konfirmuar për televizionin shtetëror iranian Benham Saidi, shefi i emergjencave në Teheran. Lëkundjet janë ndier deri në Pakistan, duke kaluar në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Liban.


Lëkundja e fortë që ka goditur provincën e Sulaymaniyya, në Kurdistanin irakian, e ka pasur epiqendrën 31 km nga qyteti Halabja, me një thellësi prej 40 km. Skena paniku në të gjithë zonën, me njerëzitr që kanë dalë në rrugë, ndërkohë që dhjetëra video janë shpërndarë në rrjetet sociale si dëshmi që tregojnë frikën.


Qyteza më e goditur për momentin duket se është ajo iraniane e Ghasr-e Shirin, në kufi me Irakun, ku janë regjistruar shumë të vdekur. Disa prej të plagosurve mund të kenë mbetur nën rrënoja, ndërsa kohë që janë 14 provincat e prekura nga lëkundja.


E njëjta zonë ishte goditur pak para lëkundjes së tmerrshme, nga një tjetër magnitudë 4.5 ballë. Rreth 50 të plagosur janë transportuar në spitalet e provincës, ndërsa me dhjetëra të tjerë janë dërguar në Erbil, kryeqendra e Kurdistanit irakian.


13 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)