Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan të gjithë stafin e jo-domosdoshëm diplomatik dhe familjet që të largohen nga ambasadat në Sudan dhe Tunizi.



Në një komunikatë, të publikuar të dielën nga Departamenti i Shtetit, i kërkohej gjithashtu qytetarëve amerikanë në Tunizi që të largohen prej vendit të Afrikës Veriore.

Vendimi erdhi pasi ambasadat në Tunis dhe Khartoum u sulmuan në kuadrin e protestave të botës muslimane pas publikimit të një filmi amerikan me përmbajtje ofenduese ndaj Profetit Muhamed.

Më parë, Sudani i mohoi SHBA-ve që të dërgonin në vend marinsa për të mbrojtur ambasadën e tyre.

Sipas zyrtarëve sudanezë, forcat vendase të sigurisë ishin të afta që të siguronin pa asistencë ruajtjen e ambasadës.

Tre persona mbetën të vrarë në sulmin e së premtes ndaj ambasadës në Khartoum. Misionet diplomatike të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjithashtu u sulmuan.

Në deklaratën mbi Sudanin, Departamenti i Shtetit veçonte se “qeveria sudaneze ka marrë disa masa për të kufizuar aktivitetin e grupeve terroriste, por elementet radikalë mbeten dhe ata kanë kërcënuar se do të sulmojnë interesat amerikane dhe perëndimore kudo në botë”.

Protesta te tjera ne boten arabe kane vendosur ne alarm nje seri ambasadash amerikane, ku siguria eshte perforcuar.

Ne ditet pas transmetimit te filmit, me pare gjate javes, ne nje sulm ndaj konsullates ne qytetin libian te Bengazit, u vra ambasadori amerikan Stevens.