Ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, është realizuar nga Kryeministri Edi Rama.
Pas përfundimit kokë më kokë, Rama dhe Jens Stoltenberg dolën në një konferencë të përbashkët. Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se valët e reja të terrorizmit, çështja e Ukrainës, ishin disa nga temat kryesore të diskutimit sot me sekretarin e Përgjithshëm dhe në vijim brenda kësaj aleance.
Ndajmë shqetësimin me të gjithë anëtarët e aleancës për kërcënimin serioz që paraqet terrorizimit, i shfaqur sot në formën në barbare. Vendet aleate ndihen njëlloj të kërcënuar dhe kemi mundësi dhe kapacitete për të përballuar me sukses këtë betejë. e për ta fituar këtë që Papa Françesku u e quan një Luftë të III Botërore. Ndjehemi mirë që sot përfaqësojmë në këtë aleance modelin e një vendi ku bashkëjetesa fetare, apo ajo që Papa Françesku e quajti vëllazëria fetare është jo vetëm e mundur, por faza solide e një paqeje dhe harmonie mes njerëzve dhe besimeve të ndryshme. Qasja për të luftuar jo vetëm shfaqjet e kësaj të keqe por edhe shkqet më të thella të saj, tha Kryeministri. Ndërkaq, Rama falënderoi NATO-n për pranimin e Malit të Zi në gjirin e saj. Sipas tij zgjerimi i NATO-s në në rajon rrit sigurinë në vend, duke kërkuar që zgjerimi të vijojë edhe më tej.
“Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi dhe jemi të interesuar që edhe vende të tjera të rajonit të jenë pjesë e NATO-s. Shqipëria shpreson që vendet aleate të sqarojnë në kohën më të shpejtë, mundësinë e afrimit të marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, – vazhdoi kryeministri hqiptar. – Në këtë rajon nuk duhen lënë zona gri e të eliminohen potencialet nga e keqja që përballemi bashkërisht. Dobia e anëtarësimit i kalon ndjeshmëritë bilaterale dhe duam të besojmë që ndjeshmëritë përkatëse bilaterale nuk do bëhen pengesë në një proces që ka lidhje me sigurinë e të gjithëve së bashku edhe me kërcënimin e hapur që na prek të gjithëve. Sa më shumë të konsolidohet kjo hapësirë, aq më të sigurt jemi të gjithë dhe ato vendet që për shkak të ndjeshmërieve bilaterale kanë krijua pengesa, tha shefi i qeverisë.
Ndërsa Jens Stoltenberg, tha se Shqipëria është e angazhuar në dhënien e kontributit të vlefshëm në NATO. Anëtarësimi i Malit të Zi në këtë organizëm ndërkombëtar, sipas tij është falë mbështetjes kyçe që ka dhënë Shqipëria.
“Vendimi për ta bërë Malin e Zi anëtare të saj në NATO, pasqyron angazhimin tonë për stabilitetin në Ballkan. Shqipëria ka qenë një mbështetje kyçe në këtë proces. Siguria jonë po sfidohet në drejtime të ndryshme dhe NATO po i kundërpërgjigjet, duke iu përshtatur një mjedisi të ri sigurie, – theksoi Stoltenberg. – Kemi rritur praninë ushtarake në Lindje. Të gjithë aleatët e NATO-s, janë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it. Ky nuk është konflikt mes islamit dhe perëndimit, por ekstremizmit dhe shoqërisë së hapur. Duhet të luftojmë ekstremizmin së bashku. Sidat duhet të trajtohen me forma ushtarake e diplomatike. Na duhet të investojmë në mbrojtjen tonë ashtu siç të gjithë shefat e NATO-s, u takuan një vit më parë në Uells. E kuptoj situatën e vështirë ekonomike dhe e vlerësoj që keni rritur shpenzimet për mbrojtjen ne 2016, – tha Jens Stoltenberg.
10 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Terrorizmi, Rama: Aleanca në rrezik. Stoltenberg: Luftë ISIS-it u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.