Tetë persona janë arrestuar, e 26 kg ari dhe 33 kg argjend janë sekuestruar, pas aksionit të djeshëm policor të bastisjes në 50 lokacione.
Aksioni i Policisë së Kosovës i pagëzuar "Gold" është bërë i mundur me bashkëpunimin e ATK-së, Doganës së Kosovës dhe Inspektoratit të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë.
Gjatë bastitjes, janë sekuestruara edhe 3 vetura që janë përdorur pë transportin e mallrave, një autobus dhe një sais e të hollave, u bë me dije në një konferencë të mbajtur për media, që e mbajti drejtori i Drejtorisë Kundër Korrupsionit, Rexhep Fetahu.
Të dyshuarit sot dalin para gjyqtarit të proceduërs paraprake, në mënyrë që t'iu caktohet paraburgimi.