Banorët e Texasit kanë dërguar në Shtëpinë e Bardhë peticionin, me të cilin kërkojnë shkëputje nga SHBA-ja.

Siç njoftoi kanali televiziv ABC, peticioni online është nënshkruar nga 119 mijë persona, me ç’gjë është plotësuar kushti prej së paku 25 mijë nënshkrimeve, kur Shtëpia e Bardhë është e obliguar që të jap një përgjigje.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se nuk është në gjendje të vlerësojë se kur do të shprehet në lidhje me peticionin nga Texasi, por nuk përjashtohet mundësia që Shtëpia e Bardhë të përgjigjet se nuk është kompetente për këtë çështje.

Disa ditë pas rizgjedhjes së Barack Obamës për president, disa shtete kanë nisur nënshkrimet e peticioneve, me të cilat kërkojnë shkëputje nga SHBA-ja, por qasjen më serioze e ka pasur Texasi, duke tubuar 120 mijë nënshkrime.

Në shtetet tjera të SHBA-së janë tubuar rreth 800 mijë nënshkrime për këtë ide.