PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pranoi të komentonte rastin e fundit të bllokimit të QKUK-së dhe arratisjen e Sami Lushtakut. Kryeministri theksoi se drejtësia nuk duhet të përzjehet me politikën.

“Unë vetëm desha të them, ne nuk duhet ta përziejmë drejtësinë me politikën. Ky është edhe zotimi im, të gjithë janë të barabartë para ligjit askush nuk është mbi ligjin. Zotimi, qëllimi dhe përkushtimi im jetësor në qeverisjen e mirë është, ligji, ligji dhe vetëm ligji”, - deklaroi Thaçi.

(er.nu/BalkanWeb)