Komisioni për Reformën Zgjedhore, i bërë e zhbërë disa herë deri më sot, sërish është veshur me kompetenca, për të përgatitur infrastrukturën ligjore për zgjedhjet e ardhme parlamentare. Kjo mveshje me “kompetenca” e këtij komisioni, sipas opozitës dhe ekspertëve zgjedhorë, shihet si përpjekje për të blerë kohë nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi që zgjedhjet të shtyhen deri në vitin 20015, shkruan gazeta "Zëri".




Sipas analistëve, çështja e reformës zgjedhore tejkalon kompetencat e Komisionit Parlamentar, prandaj kërkohet nga liderët partiakë që t’i japin fund një telenovele “monotone”. Siç thonë analistë, reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese janë “çështjet të rezervuara nga liderët partiakë”./Zëri/