Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka hedhur poshtë zërat se Kosova ndodhet në krizë zhvillimi, apo në krizë financiare.


Deklaratën e tij, Thaçi e ka bërë gjatë një darke pune me punonjësit e sistemit arsimor të komunës së Gjakovës.


Thaçi ka falenderuar ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që sipas tij kanë krijuar një bazë solide dhe profesionale për rritjen e pagave.


Gjithashtu, kryeministri ka premtuar vijimin e reformave për përmirësimin e sistemit arsimor të Kosovës.