Kryeministri ne doreheqje i Kosoves Hashim Thaci e ka quajtur historik per Shqiperine vendimin e marre nga Bashkimi Evropian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Thaci ka uruar edhe homologun e tij Sali Berisha per kete sukses te Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.






Deshiroj edhe nje mesazh ti dergoj homologut tim kryeministrit Sali
Berisha sot kur per Shqiperine po ndodh nje histori kur eshte marre
vendimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine. Uroj kryeministrin
Berisha popullin shqiptar dhe gjithe spektrin politik per kete sukses
historik per Shqiperine popullin shqiptar per paqen dhe stabilitetin
ne rajon dhe per perspektiven evropiane deklaroi ai. Thaci tha se
beson se shume shpejte edhe Kosova do te jete pjese e liberalizimit te
vizave.



Bul Salihu