PRISHTINE - Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, shkarkoi dje nga detyra Naser Osmanin, zv.minister i Tregtise dhe Industrise. Ky vendim u mor pas nje debati ne


seancen e djeshme parlamentare, ku Osmani i eshte drejtuar ministrit te Transportit, Fatmir Limaj, "me fjale qe nuk e kishin vendin aty", sic thuhet ne vendim. Gjithcka ndodhi gjate debatit per heqjen nga rendi i dites te Rekomandimit, lidhur me emerimin e anetareve te Organit Shqyrtues te Prokurimit, propozuar nga shefi i Grupit parlamentar te LDK-se, Lutfi Haziri dhe daljes ne foltore te ministrit Fatmir Limaj, i cili donte te shprehte qendrimin e Qeverise per ceshtjen. Naser Osmani foli me nje fjalor ofendues per ministrin Limaj dhe Qeverine e Kosoves. Per kete shkak, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, nderpreu per nje kohe seancen. Pas rifillimit te saj, Osmani, i cili eshte deputet i Lidhjes Demokratike te Kosoves, tha se "kishte qene i provokuar" dhe se "ne fakt, mund te kishte perdorur ndonje fjale qe s'e kishte vendin aty". Me pas, ai terhoqi dhe fjalet qe i kishte drejtuar ministrit Limaj.