Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sërish do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të presidentit shqiptar Bamir Topi. Takimi me presidentin Bamir Topi pason pas takimit me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, disa ditë më parë të zhvilluar po në Tiranë.
Tema kryesore të këtij takimi do të jenë proceset evrointegruese të rajonit, njohja me zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni dhe Shqipëri, zgjedhjet e reja në të dy vendet si dhe çështje të tjera të rëndësishme në planin e bashkëpunimit dhe realizimit të reformave. Kryetari i PDSH ditëve të fundit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues politik shqiptar dhe diplomatë perëndimor në Maqedoni.
Email This
Klikime: 1