"Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe në emrin tim, tJu përgëzoj për zgjedhjen tuaj kryeministër i Sllovenisë. Sllovenia është një shtet mik, që ka ndikuar pozitivisht në të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, në të gjitha periudhat historike, që kulmoi me njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës më 2008. Institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj çmojnë lart kulturën dhe zhvillimet demokratike të vendit tuaj, ashtu edhe përkushtimin e përgjithshëm për zhvillimin ekonomik, modernizimin e shoqërisë sllovene dhe integrimin e saj në botën e përparuar. Populli slloven dhe qeveria e drejtuar nga Ju, jam i sigurt se do të ecin edhe më tutje në rritjen ekonomike, begatimin e vendit dhe afirmimin e Sllovenisë në arenën ndërkombëtare, si model i shtetit që tejkaloi fazën e tranzicionit në mënyrë shembullore. Si kryeministër i Republikës së Kosovës, Ju garantoj miqësinë e popullit të Kosovës, thelllimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat, me urimin që të dy shtetet tona dhe popujt miq të shënojnë të arritura të larta si në nivel të brendshëm ashtu edhe në atë global", thuhet ne urimin e Thaçit.