PRISHTINE-Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci eshte nisur drejt Mbreterise se Katarit me ftese te mbretit te ketij vendi Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani.

Zyra e Kryeministrit Thaci njofton se kjo vizite eshte ne kuader te fushates lobuese per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Sipas ketij njoftimi Thaci perpos takimit me Mbretin do zhvilloje takime edhe me autoritete te larta te Katarit.

Nje dite me pare Thaci vizioi Tiranen zyrtare nga ku mori mbeshtetjen per kauzen e njohjeve te shtetit te ri.

d.b/BalkanWeb