26-03-2013 / Gazeta 55

Edi Rama po ia hedh edhe Nastradinit për bëmat e famshme të tij. Që prej konventës së PS, ku u lançua programi i “Rilindjes”, kryesocialisti mori atributet e një kllouni dhe me torbën e gënjeshtrave në krah, po bredh kodër më kodër, e mal më mal në kuadër të qarjes së halleve në takime të ngushta, ku më së shumti mbizotëron banaliteti, bisedat komike dhe sharjet ndaj socialistëve, se pse s’po e votojnë për kryeministër. S’është aspak i rastësishëm incidenti i Bulqizës; ndërsa në Dibër e përcollën me bejte dhe përqeshje bashkë me 200 “petritët” e tij, të cilëve u mori “fytyrën” kur i quajti si ish demokratë që iu bashkuan socialistëve të “rilindjes”, në një kohë kur ata ishin një grup prej 10 djemsh lagjeje, që ndodheshin në takimin e Ramës si soditës të estradave të Nastradinit. Pas bejteve të mëdha në Dibër, Rama iu drejtua kodrave të Bilishtit për të luajtur skeçin e radhës, por si të mos mjaftohej me kaq, i duheshin edhe ca fjalë kinse program, për të cilat s’kursehet kurrsesi dhe as nuk vonohet për t’i hedhur në llumin e bisedave dhe premtimeve të tij banale. Në pamundësi për tu shkëputur nga skarciteti politik, Rama përdor për interesa të tij çdo banor të fshatit apo qytetit që i pret rrugën rastësisht dhe sigurisht s’e ka për gjë që t’ia mbushë atij kokën me broçkulla se diku në një lagje të qytetit të Kukësit është një rrugë e paasfaltuar, se komuna Ruzhdie është lidhur me aksin nacional me rrugë të asfaltuar, se rrethi i Gramshit ndodhet në Prefekturën e Elbasanit, se në qytetin e Lezhës s’po shkojnë punët ashtu siç duan socialistët atje, se në Kavajë për pak sa nuk u dënua Elvis Roshi, për kanosje dhe ushtrim dhune fizike. Pasi u ngatërrua me kodrat e Bilishtit dhe nuk tha asnjë fjalë për fushën pjellore që sot shfrytëzohet me kapacitet të pjesshëm, ia behu drejt Gramshit. Këtu po, u ndje si në “shtëpinë” e tij, por sërish s’doli për asnjë moment përtej injorancës biologjike që e karakterizon. Kjo për faktin e vetëm se takimet elektorale të Ramës nuk paraprihen nga një ligjërim i dokumentuar se çfarë ka në plan të bëjë PS, në qoftë se shumica e shqiptarëve do i besojnë votën në 23 qershor, por përparësi i është dhënë. Gjithçka është tymnajë, inferioritet i theksuar për shkak të paaftësisë të shumëfishtë, mungesë formimi dhe bagazhi politik, mungesë formimi dhe kapaciteti për çështjet social – ekonomike në vend. Ai nuk njeh territorin, nuk njeh përparësitë dhe mangësitë e zonave të theksuara të vendit. Ndaj, s’janë të rastësishme përplasjet me deklarata për zhvillim të kulturave bujqësore njëtrajtësisht si në Bilisht ashtu dhe në Gramsh, pavarësisht se njëri rajon është më i favorizuar se tjetri nga një serë faktorësh ndër ta edhe natyrorë. Kjo s’është hera e parë që Rama shfaq në publik injorancën e tij për fshatin dhe qytetin. Por, ajo që vlen të theksohet është se, edhe njëherë, Edi Rama i tregoi haptazi shqiptarëve profilin e politikanit provincial, i ngushtuar në rrethin e tij të pasanikëve te kulla e Fidelit, që s’njeh asgjë përtej atij perimetri prej 150 metra/katrorë, dhe atyre 500 metra distancë deri te selia çiklami... 

 

 

...