Liqeni i Fierzës është rezerva energjetike e Shqipërisë dhe kaskadës së Drinit. Thatësira e këtij niveli dhe mungesa e reshjeve kanë bërë që liqeni të arrijë nivel aq të ulët sa nuk është parë prej vitesh.


Faredin Elezi është lindur e rritur në Kukës. Ai na tregon se nuk e ka parë liqenin në këtë gjendje prej kohësh.

Kuota maksimale shikohet ku është, mund të ketë nja 12 vjet që nuk e kam parë këtë thatësirë, flas për vete, thotë  Faredin Elezi,. banor i Kukësit


Dikur banor i Kukësit të vjetër, Faredini thotë se me këto ritme shumë shpejt mund të dalin rrënojat e qytetit të përmbytur. Kjo ka ndodhur vetëm dy herë në 20 vitet e fundit. Në 2002 dhe 2012.


Kukësi i vjetër do 6 metra që të dalë se fillojnë të dalin gërmadhat që janë shembur, thotë Elezi.


Situata në Fierzë ka përkeqësuar bilancin energjetik në vend. Niveli në hidrocentral arriti 268 metër, më i ulëti në 15 vitet e fundit.


Aktualisht në Fierzë po përpunohen vetëm prurjet natyrale prej 20 metër kub në sekondë të cilat shkojnë vetëm për nevojat e OST së për plotësimin e parametrave teknikë dhe humbjes në rrjet dhe shumë pak për operatorin e shpërndarjes që po importon 80 % të energjisë së hedhur në rrjet. 


12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH