Në Wembley ka paqe, mes Anglisë vendase dhe Gjermanisë. Sfida miqësore, që pritej me interes të lartë, nuk arriti të prodhojë asnjë gol, ndonëse nuk munguan mundësitë e shënimit.


Shumë emra në fushë dhe shumë mungesa të rëndësishme për të dyja ekipet, por publiku londinez duhet të ketë mbetur I kënaqur me atë çfarë pa sot nga shkallët e stadiumit.


Në takimin mes Francës dhe Uellsit, vendasit arritën të fitojnë me rezultatin 2-0, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë. Griezmann shënoi në minutën e 18, ndërsa sulmuesi i Arsenalit, Oliver Giroud vulosi fitoren në të 71-tën.


Shumë gola dhe spektakël, në miqësoren mes Belgjikës dhe Meksikës, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Hazard hapi serinë e golave për belgët, ndërsa Romelu Lukaku shënoi 2 herë në portën meksikane. Nga ana tjetër, miqtë u kundërpërgjigjën me golin e Guardados dhe dopietën e Lozanos.


Takimi tjetër mes Polonisë dhe Uruguajit përfundoi në barazim pa gola, ndërsa Ukraina mposhti 2-1 Sllovakinë.


10 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)