Edi Rama duhet te nxitoje. Senatoret e Partise Socialiste, nuk do ta presin gjate. Nje paralajmerim i tille, Kryeministrit te ardhshem te Shqiperise, i eshte bere nga media e njohur britanike, “The Economist”, permes radheve te nje artikulli te posacem kushtuar Shqiperise. Specifikisht, referuar zhvillimeve te pritshme brenda kampit te majte qe pritet ta qeverise ate, ai referon faktin se emra te medhenj te Partise Socialiste kane mbetur te pakenaqur nga krijimi i qeverise se re. Dhe kjo, sepse ata prisnin qe te vleresoheshin me vende pune pas zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit. Edhe pse sipas, “The Economist”, ata per momentin do ta mbeshtesin Ramen ne fillesat e qeverisjes se re. “Ata do te luajne se bashku tani per tani”, citon saktesisht “The Economist”. Per te kaluar me tej, edhe ne nje analize lidhur me aleatin kryesor te Partise Socialiste, ne qeverisjen e shtatorit, pikerisht kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Te cilin denjon qe ta vleresoje saktesisht edhe si nje “bashke-Kryeminister”. “Ata do te luajne se bashku tani per tani, ashtu sic do te beje edhe Ilir Meta, partneri i tij i koalicionit, ne realitet nje bashke-Kryeminister, sic edhe thone disa”, shkruan me tej artikulli ne fjale lidhur me nje fakt te tille. Per te aluduar pse jo, me pas, edhe me faktin se nese dicka nuk ka per te shkuar sic duhet, pse jo, mund te nisin edhe te shfaqen konfliktet. Duke pohuar saktesisht se nese ndonje nga palet do te tregoje dobesi, “thikat do te rishfaqen”. Dhe permendur me pas termin “Camelot”. “Por me karakteristika shqiptare”, e sqaron me tej ate “The Economist”. Sakaq, media e njohur britanike, ne artikullin e saj i referohet edhe ceshtjes se premtimeve te bera nga Partia Socialiste per ardhjen e saj ne pushtet. Gje e cila sipas tij, nuk duket dhe aq e lehte per t’u realizuar. “Disa premtime zgjedhore do te jene te veshtira per t’u permbushur”, sakteson artikulli. Per t’iu referuar konkretisht lidhur me nje term te tille faktit te premtimit per hapjen e 300 mije vendeve te reja pune per shqiptaret, bere gjate fushates zgjedhore te 23 qershorit nga socialistet. Duke permendur ketu disa tregues te ekonomise shqiptare. Per ta permbyllur ne fund, me nje arritje te dukshme qe kjo e fundit ka shenuar, pikerisht te rritjes se saj te vazhdueshme. Sipas revistes britanike, pavaresisht nga kriza ekonomike nderkombetare, eshte fakt se Shqiperia arriti te mos bjere ne recesion. “Nje nga vendet e pakta evropiane qe nuk kane perjetuar recesion vitet e fundit”, thekson saktesisht “The Economist” ne artikullin ne fjale.


GERALD KNAUS


“Shqiperia ka shume potencial”


“The Economist” ne artikullin kushtuar Shqiperise, citon mes te tjerash edhe vleresimin e bere rreth saj nga Gerald Knaus, i Iniciatives Evropiane per Stabilitet. Sipas te cilit, “Shqiperia ka shume potencial, por i ka munguar vizioni”. Per pjesen me te madhe te dekades se kaluar, ky vend , referuar Knausit, ka jetuar nje boom ndertimesh, nje veprimtari ekonomike kjo, e ushqyer kryesisht nga dergesat e emigranteve. Duke shtuar nga ana tjeter, se ky vend ka nevoje per te nxitur edhe me shume zgjerimin dhe ecurine e industrise fasone si te tille, (kepuce dhe tekstile), e cila sipas “The Economist”, ofron 29% te eksporteve. Ndersa i referohet Estonise, si nje vend drejt se ciles Shqiperia sheh inspirim.