E përditshmja nacionale britanike The Independent në numrin e saj të së dielës në versionin e shtypur dhe prej të hënës në versionin online ka botuar një koment të aktorit dhe personalitetit televiziv Peter Duncan, i cili thotë se harmonia mbretëron në këtë pjesë të Ballkanit.

Në koment Duncan flet shkurtimisht për vizitën e tij në Pejë dhe Junik, ku thotë se tashmë Kosova është në paqe dhe përveç statujave të heronjve, gjurmët e luftës janë zhdukur dhe tash Kosova e promovon e turizmin.

Tutje në tekst duke përshkruar Pejën, Duncan thotë: "Bjeshkët dhe kullosat janë afër dhe në këtë vend të vogël pa dalje në det, mund të kënaqësh me tërë përvojën e një ecje të mirë dhe të kthehesh dhe të kënaqësh në ushqim të freskët".

Ndërsa për Duncan ushqimi më i shijshëm ishin specat me mazë të cilat i quan speca me një krem pakëz të verdhë, transmeton Telegrafi.

Sa i përket bjeshkëve Duncan thotë se për lumturinë e tij mjaftonte të shihet karkalecët shumëngjyrësh, liqeni me ujë të freskët, dhe testimi falas i djathit dhe mjaltës.

Ai kujton edhe bisedën e tij në Hajle me banorët e atjeshëm të cilët i kanë treguar se si gjyshërit e kanë fshehur sëpatën kur kanë shkuar për të prerë një dru, duke treguar respektin për natyrën, gjë që ende mbretëron në Ballkan.

Duke folur për Junikun, Duncan tregon se si ka fjetur në Kullë dhe televizioni KTV ka bërë një reportazh me të.

Mirëpo shton më tej Duncan, kameramani nuk kishte qenë i fortë sikur ai dhe Duncan kishte arritur në Maje të Gjeravices para tyre.

Duncan ka vizituar Pejën në kuadër të projektit të OJQ-së "Merimangat" dhe kompanisë së Duncan "Natural Adventure Company", përkrahur nga projekti PPSE, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim, dhe përkrahur nga Komuna e Pejës dhe ajo e Junikut. Qëllimi i projektit është përkrahja e turizmit në Kosovë dhe zhvillimi i tregjeve të reja. /Telegrafi/