Tashmë gjithçka është zyrtare pasi trajneri i Manchestr United, Jose Mourinho ka marrë statusin e më të paguarit në botë.
Pas marrëveshjes me kompaninë e birrave "Heineken", drejtues të klubit i kanë rritur akoma edhe më shumë pagën vjetore Jose Mourinhos, shkruan "The Sun".
"Specail One" tashmë do të përfitojë 14 milionë sterlina në sezon, 4 milionë më shumë sesa merrte para marrëveshjes me "Heineken".
Mourinho do të zhvillojë një seri reklamash ku do të jetë fytyra e re e gjigantëve të kësaj birre-sponsori kryesor i Champions Leagues.
Portugezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të bëhet imazhi kryesor i "Heineken".