Gazeta britanike The Sun i ka kushtuar një artikull 4 komandove shqiptare që dezertuan pas një misioni ushtarak në Britaninë e Madhe.


Katër komandot të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku and Klevis Lamkaj rrezikojnë deri në 5 vjet burg për akuzë e dezertimit. Ata ishin mes 11 komandove të tjerë shqiptarë pjesë e një misioni trajnues të NATO të zhvilluar në Uells, ku përfshihej edhe dita finale në Londër. Komandot duhet të ktheheshin në repart për të udhëtuar drejt Shqipërisë ditën tjetër, gjë që nuk e kanë bërë, shkruan The Sun.


Në artikull citohet edhe një postim në Facebook i Dritan Demirajt, ish-komando dhe ish-ministër i brendshëm që e cilëson sjelljen e tyre të papranueshme.


E di që nuk paguhen mirë dhe punojnë në kushte të vështira por ajo që kanë bërë është totalisht e pajustifikuar. Ata udhëtuan drejt Britanisë për të përfaqësuar Shqipërinë, ndaj iu kërkoj të kthehen në vendin e tyre sa më parë, citohet Demiraj.


18 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)