Gangsterët shqiptarë që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 përqind në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm.


Kjo është fjalia që hap një shkrim të sotëm të revistës britanike The Times, duke rikthyer edhe njëherë vëmendjen nga rritja e kriminalitetit në radhët e emigrantëve shqiptarë, që përfshihen në trafikun e lëndëve narkotike.


Prestigjiozja britanike thekson se dhuna e bandave shqiptare është përhapur gjithnjë e më shumë nga në qytetet bregdetare dhe fshatrat rurale në përputhje me një rritje të mprehtë të sasive të kokainës që sillen nga këto grupe mafioze nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine.


Po ashtu në artikull ngrihet alarmi për faktin se bandat shqiptare po marrin në dorë kontrollin e tregut të kokainës në Britani.


Ritmi në të cilin banda shqiptare kanë marrë kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës dhe shpërndarjen në Britani është paraqitur me shifra të frikshme nga Agjencia Kombëtare e Krimit, shkruan The Times.


Më tej nënvizohet se vihet re një rritje e sherreve, vjedhjeve dhe vrasjeve, ku shqiptarët janë protagonistë.


Krimi i dhunshëm ka dalë jashtë kontrollit gjatë një periudhe tre-vjeçare, me ekspertë të qeverisë që thonë se pastërtia e kokainës në veçanti ka qenë pjesërisht shkaku i kësaj gjendje, thekson The Times.


10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)