Aktualisht është Fabio Kapelo, trajneri i Kombëtares së Anglisë, njeriu më autoritar i sportit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Këtë titull prestigjioz teknikut italian ia ka dhënë “The Times”, që i bën homazh ish-trajnerit të Romës, Juves e Real Madridit me një foto të madhe në faqen e parë. Kapelo lë pas në renditjen speciale presidentin e FIFA-s, Sep Blater, dhe numrin një të komitetit organizator Londër 2012, Sebastian Koe. Mes njerëzve të sportit të mundur nga Don Fabio është edhe trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, dhe padroni i Formula 1, Berni Ekleston.
#