Shqiptarët nuk kanë të ndalur. Pas vrasjeve mes njëri-tjetrit në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, bandat shqiptare vazhdojnë përleshjet e tyre të përgjakshme me grupet e tjera pas hekurave në burgjet e Athinës.


Mësohet se një grindje verbale midis një shqiptari dhe një arabi në burgun e Avlonas, ka përfunduar me dhunë nga dy grupe respektive që mbështesnin secilin prej tyre.


Ministria e Drejtësisë në Greqi mohon lajmin se personat kërcënuan me thikë drejtuesin e burgut. Siç raportojnë mediat helene për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.


Një konfrontim mes të disa të burgosurve në Paraburgimin në burgun Avlona, e cila së shpejti përfundoi pa lëndime dhe pa ndërhyrjen e policisë sot u shfaq si një luftë. Në të vërtetë, trillimet për  ‘kërcënim me thikë’ për drejtorin i mohojmë në mënyrë eksplicite”, thuhet në njoftimin e ministrisë.