Ka shkaktuar shumë zhurmë në media thirrja drejtuar policisë për tu përfshirë në fushatë nga kryeministri, dje gjatë takimit elektoral në Berat. Vetë kryeministri Rama është tërhequr sot nga deklaruat e tij përmes një statusi në rrjetet sociale.


Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi përmes një statusi në faqen e vet në Facebook shprehet se ti kërkosh policëve të mbledhin votat me kapele, do të thotë ti presësh kokën policisë, ndaj sipas tij Rama do të shkarkohet më 25 qershor


HUMBËSI I ZGJEDHJEVE THËRRET POLICINË NE NDIHMË


Nga ligësia, nga mendjelehtësia dhe nga frika Edi Rama e provoi se është nje kërcënim për shoqërinë. Ti kërkosh policëve të mbledhin votat me kapele, do të thotë ti presësh kokën policisë. Në vend që policia të na mbrojë ne tani ne duhet të mbrojmë ne policinë nha Rama. Jo vetëm për këtë shkak do shkarkohet nga puna në 25 Qershor, shkruan Blushi në FB.


17 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)