andiKëto orët e fundit një nga lajmet që po qarkullon më shumë në mediat amerikane lidhet me një atlet shqiptar.

Andi Gusmari do garonte në Lojërat Olimpike Speciale, por është zhdukur.

Sipas Los Angeles Times ai është parë së fundmi në kampusin e Lojërave Olimpike Speciale me një bluzë ku shkruhet Albania.

Gazeta u bën thirrje banorëve të Los Angeles që të ofrojnë informacion për të.

"Ai flet shqip, jo anglisht, por i përgjigjet emrit të tij. Nuk është në mjekim dhe delegacioni i vendit të tij thotë se ai është në gjendje të kujdeset për veten. Gusmari, sporti i të cilit është boulingu, ishte në një festival të shtunën në mbrëmje. Ai u nda nga delegacioni i tij kur shkoi në banjo", shkruan gazeta.