Nje bisede e tille kur nuk fliste percart ndodhi kur diskutonim per ndertimin e Metalurgjikut





Ish-drejtuesi i larte i shtetit komunist tregon per momentet kur u vendos ndertimi i Metalurgjikut te Elbasanit. Situata e krijuar dhe hutimi i Deljanes kur Enver Hoxha filloi te fliste percart duke keputur fjali te pamenduara dhe te cuditshme


Enveri mori nje pamje disi te menduar dhe filloi ashtu serbes serbes duke pire kafen pa e bere qejfin qeder


Ne ate vend e kemi problem se kemi afer jugosllavin dhe se andej ekziston mundesia qe te na bombardohet metalurgjiku qe do te ndertojme. Jo vetem kaq por ekziston dhe nje rrezik tjeter akoma me i madh qe andej te na permbytet edhe metalurgjiku fare.






Si mundet qe jugosllavet te na i permbytin metalurgjikun ne fushen e Domosdoves shoku Enver


-Ata mund te ngrene nivelin e liqenit te Ohrit mbi nivelin e fushes - tha ai - dhe keshtu permbytet edhe vepra jone qe do te behet me sakrificat e popullit.


Te them te drejten u shokova dhe ashtu sic te shpreha pak me lart nuk dija si ta konsideroja kete arsyetim.





Qe te ndodhte nje gje e tille duhej te cohej niveli i liqenit te pakten mbi 20 metra gje qe ishte krejt e pamundur.



Kur u ktheva pas 15 vjetesh nga internimi nga fshatrat e Tepelenes sa dola ne Qafe-Kerrabe dhe ktheva syte nga qyteti i Elbasanit pashe nje re smogu qe ishte shtrire me kujdes dhe po bente hije ne cdo cep te qytetit. Vura duart ne koke me ate qe kishte ndodhur. Kur shkova ne qytet pashe me afer pasojat qe kishte sjelle te shendeti.







NESEumlR DO TEuml LEXONI




- Momenti i ngjitjes ne majen me te larte te dikasterit te arsimit shqiptar ku do te drejtonte me kompetence per 16 vjet me radhe duke u bere nja nga ministrat me popullor te kohes.




- Suksesi i papritur qe e shoqeroi menjehere si minister i Arsimit deri sa mori permasa te paparashikuara. Shkelqimi i festimit te 50-vjetorit te tij ku moren pjese kolektiva te tera njerezish te arsimit dhe kultures aq sa shkaktoi xhelozine e udheheqjes gje qe do ti shkaktonte tragjedine e rrenimit te shpejte.



Pasaporta e Thoma Delianes


Yll qe u keput ne kulm te shkelqimit



Thoma Deliana ka lindur ne vitin 1924 ne lagjen Kala te qytetit te Elbasanit.


Ne vitet 1931 ndash 1936 ka mbaruar shkollen ushtrimore me mesues shqiptare teper te afte te cilet kishin mbaruar ne Austri.


Ne 1936 ndash 1943 ka studiuar ne normalen e Elbasanit


Ne janarin vitit 1942 kur u krijua Rinia Komuniste u fut menjehere ne organizaten e saj.


Ne shtatorin e vitit 1943 u fut ne Partin Komuniste.


Pas kesaj u be menjehere anetar i qarkorit te Rinise Komuniste te Elbasanit.


Ne vitin 1944 kaloi ne qarkorin e Partise te po atij qarku nderkohe qe aty u be edhe Sekretar i Pare i Rinise.


Ne shtatorin e vitit 1943 ka qene pjesemarres i Kongresit te Helmesit aty madje ka qene me gjithe gruan e tij te mevonshme Virgjinine.


Ne ate kongres te dy me Virgjinine u zgjodhem anetare te Keshillit te Pergjithshem te Rinise Antifashiste Nacionalclirimtare.



PAS CLIRIMIT



KARRIEREuml BRILANTE


DERI NEuml


MINISTEumlR I SHQUAR ME REPUTACION



Kur u clirua Elbasani ne nentorin e vitin 1944 pak kohe para clirimit te Tiranes u emerua anetar i seksionit politik te Divizionit te Korces dhe pergjegjes i rinise se tij.


Nga dhjetorin e po atij viti ditet e para te Shqiperise caktohet menjehere shef i seksionit politik te Divizionit te Tete ne Peshkopi.


Nje vit me mbrapa ne dhjetorin e 46-s kur ishte vetem 24 vjec Thoma Deliana caktohet Sekretar i Pare i qarkut te Elbasanit.


Ne vitin 1947 emerohet shef seksioni ne komisionin e planit te shtetit i cili drejtohej nga Nako Spiru.


Ne vitin 1948 kalon ne detyren e zevendesdrejtorit pastaj te drejtorit te kuadrit te Komitetit Qendror te PPSH-se.


Ne vitin 1955 shkon me studime ne universitetin e Filozofise ne Bashkimin Sovjetik.


Pas kthimit nga Bashkimi Sovjetik kalon ne detyren e Sekretarit te Pare te PPSh-se.


Ne vitin 1961 largohet nga detyra e Sekretarit te Pare te Elbasanit dhe e emerohet zevendesminister i pare i Arsimit dhe Kultures. Minister ishte Manush Myftiu.


Ne vitin 1964 pra tre vjet me mbrapa emerohet minister ne ate ministri. Pra minister i Arsimit dhe i Kultures.



RREumlNIMI



PEumlRDHOSJE DHE VIKTIMIZIM




Ne vitin 1975 kur ishte 51 vjec shkarkohet nga te gjitha detyrat dhe funksionet dhe internohet ne Dhemblan te Tepelenes ku punoi fillimisht si drejtor i shkolles 8 ndashvjecare te fshatit.


Pastaj si kooperativist i thjeshte e deri te coban i lopeve te fshatit


duke mbajtur mbi supe percmimin deri te dhuna psikologjike e njerezve jo vetem te thjeshte por edhe shume te rendomte.


Ne vitin 1985 qe korrespondon pas vdekjes Enver Hoxhes e sjellin ne qytetin e lindjes me statusin e te internuarit.


Ne vitin 1990 ai rikthehet ne Tirane ku jeton me djemte pasi e shoqja Virgjinia ka disa vjet qe i ka vdekur te cilet i ka te integruar suksesshem ne shoqerine intelektuale te vendit.







Lagja e lindjes


Krenari entuziaste per Delianen




Deliana


Per te treguar pak vlerat patriotike dhe intelektuale te lagjes ku une kam lindur dhe jam rritur mund te them se shtepia ime ka qene komshie me ate te Kristoforidhit Aleksander Xhuvanit Hasan Cekes Kostaq Cipes qe u be minister Arsimi Aleks Budes Dhimiter Shuteriqit njerit prej biologeve me te mire qe ka pasur Shqiperia Kol Paparistos Lef Nosit familjes se Petraq Popes Filip Papajanit etj.


Pikerisht ne ate lagje eshte bere ne vitin 1908 Kongresi i Elbasanit i cili mori vendimin historik per te hapur nje nga shkollat me te shquara ne vend sic ishte Normalja e njohur e Elbasanit shkolle kjo qe tashme mbushi plot 102 vjet nga dita e inaugurimit te saj ne vitin 1909.


Nuk ishte e rastit qe ajo lagje u lidh aq shume me luften Nacionalclirimtare saqe eshte quajtur Stalingradi i Shqiperise. Kjo per faktin e betejave te ashpra qe jane zhvilluar pikerisht ne ate lagje dhe qe brenda saj asnjehere nuk ka mundur te hyje as nje kembe ballisti apo gjermani.






Origjina e familjes


Dinjitet per profesorin




Deliana


Po te hedh syte nga trungu i familjes sime serish kam arsye per tu krenuar.


Xhaxhai im Peter Deliana eshte doktori i trete ne Shqiperi.


I biri i tij Petriti ka mbaruar qe ne vitet lsquo30 specialitetin ne Inxhinierine Kimike ne Itali pikerisht ne te njejten shkolle me Kol Popen. Atje ai arriti te behet profesor universiteti dhe nje nga keshilltaret kryesore te ndermarrjes me te madhe kimike Monte Katini ne Milano.




HYRJE





Vijon rrefimi i ish-zyrtarit te larte te shtetit komunist i cili si rralle kush provoi mbi jeten e vet nja nga perdhosjet me karakteristike te kohes duke mos u burgosur por duke u derguar si i internuar per 15 vjet ne vartesine e disa njerezve te rendomte ne fshatrat e thella te Tepelenes.


Jane momentet kur ai drejtonte Partine e Punes se Elbasanit. Nderkohe Byroja Politike vendos per ndertimit te gjigantit te hekurt te celikut. Thoma Deljana e meson haberin nga vete Enver Hoxha gje qe i shkaktoi shume shqetesime. Por ndersa mundohet te binde Enverin se nje ndertim i tille brenda qytetit do te ishte nje vdekje afatgjate e tij do te haste me cudine e panjohur deri ne ato momente kur do te merrte pergjigje te percarta. Nje peripeci e tere rreth kesaj ngjarje deri ne ndertimin e shumeperfolur. Keto dhe te tjera jane ato qe lexuesi i standardit do te lexoje ne kete pjese te peste te intervistes se Thoma Deljanes Cilat ishin bisedat konkrete te bera me Enver Hoxhen ku ai dyshon se merrte pergjigje percartura argumentimet e Enver Hoxhes mbi permbytjen e mundshme te Pogradecit qe e lane ate te shokuar si vijuan takimet dhe bisedat e mevonshme me te. Gjithcka do te ndiqet ne intervisten e meposhtme te vete Thoma Deljanes.




Si ndodhi zoti Deljana qe u vendos per te ndertuar metalurgjikun ne qytetin e Elbasanit gje qe juve sic e theksuat dhe nga numri i kaluar ju shkaktoi tronditjen me te madhe.


Kush jua dha i pari lajmin dhe cfare menduat pas kesaj ju si autoritet i asaj kohe ne Elbasan



Sic ju thashe ne ate vit kur u mor nje vendim i tille nga udheheqja me e larte e Partise une isha Sekretar i Pare i Elbasanit. Ne ate kohe Enveri vinte shpesh aty per te kaluar pushimet qofte dhe te fundjaves. I pelqente klima dhe lulet ne te gjithe Elbasanin. Keshtu si perhere erdhi dhe nje te shtune te vecante. Mua si Sekretar i Pare me binte qe ta shoqeroja ne cdo moment. Ate dite per te cilen te flas mbaj mend qe ndersa pinim kafen ne shtepine e pritjes me thote Thoma Do te te jap nje lajm te gezuar.


-Urdhero shoku Enver - i them.


- Byroja Politike ka vendosur qe ne Elbasan te ndertohet nje metalurgjik i madh.


Une menjehere pas kesaj u preva sikur te me binte njeri me sepate. Se si me erdhi nuk e di. Nuk e kisha menduar ndonjehere qe qytetin tim te luleve do te vite nje moment dhe ta groposnin me papastertite qe donin ti shkaktonin. Mbaj mend qe aty per aty mora guximin dhe i shpreha Enverit mendimin tim negativ per kete gje. I thashe se nuk isha dakord qe ne qytetin e Elbasanit te ndodhte nje gje e tille. Une isha i stresuar per kete se nje gje e tille kishte ndodhur edhe kur qeveria kishte marre vendim per te ndertuar ne Elbasan nje fabrike cimentoje pikerisht ate qe ishte e ndertuar. Per te ishte menduar qe te ndertohej ne qender te qytetit pikerisht aty ku sot eshte universiteti. Edhe per ate fabrike me kishte therritur Spiro Koleka dhe me kishte dhene haberin e ndertimit te saj mu ne qender te Elbasanit. Une edhe atij i kisha kundershtuar me force. Madje arritem sa te perplaseshim ashper me te. Gjithsesi duke arritur te bind Enverin munda ta shperngul vendndertimin e asaj fabrike e cila i ka sjelle jo pak probleme ekologjise se qytetit.




Si reagoi Enver Hoxha pas kundershtimit qe i bete ju




Duhet te kuptoni se kundershtimi im nuk ishte ndonje kundershtim absolut apo refuzim i prere por nje kundershtim ne menyre diplomatike duke i dhene edhe nje mendim per zgjidhje me te mire. Keshtu qe aty per aty i thashe Enverit


- Shoku Enver une mendoj se do te ishte me shume leverdi si per shtetin ashtu edhe per vete qytetin e Elbasanit qe ai metalurgjik te ndertohet ne fushen e Domosdoves.


Ajo eshte nje fushe qe shtrihet poshte Pishkashit dhe qe nuk eshte punuar dhe mbjelle asnjehere me kultura bujqesore per shkak te kriperave dhe ujerave qe mban toka.



Si reagoi ndaj sugjerimit tuaj qe me sa kuptoj mund te ishte nje zgjidhje jo e keqe



Si dhashe kete sugjerim nuk u besova vesheve per ato qe degjova nga goja e tij. Madje dhe tani qe jam ne moshe shume te thyer e kujtoj ate argument te cuditshem te Enver Hoxhes dhe them me vete se nuk ka mundesi qe ai te arrinte ne nje perfundim te tille patjeter duhet te kete qene shume i semure.



Pse cfare tha



E cfare te thoshte me shume nga sa u shpreh Mori nje pamje disi te menduar dhe filloi ashtu serbes serbes duke pire kafen pa e bere qejfin qeder


Ne ate vend e kemi problem se kemi afer jugosllavin dhe se andej ekziston mundesia qe te na bombardohet metalurgjiku qe do te ndertojme. Jo vetem kaq por ekziston dhe nje rrezik tjeter akoma me i madh qe andej te na permbytet edhe metalurgjiku fare.


Une qe nuk po kuptoja se per cfare permbytje fliste prandaj e pyeta Si mundet qe jugosllavet te na i permbytin metalurgjikun ne fushen e Domosdoves shoku Enver


Ata mund te ngrene nivelin e liqenit te Ohrit mbi nivelin e fushes - tha ai - dhe keshtu permbytet edhe vepra jone qe do te behet me sakrificat e popullit.


Te them te drejten u shokova dhe ashtu sic te shpreha pak me lart nuk dija si ta konsideroja kete arsyetim.




Pse




Sepse qe te ndodhte nje gje e tille duhej te cohej niveli i liqenit te pakten mbi 20 metra gje qe ishte krejt e pamundur. Por edhe sikur ta mendosh se mund te ngrihej atij ne radhe te pare do ti duhej te permbyste nje here vete qytetin e Ohrit dhe te Struges nga do te ndermerrej ky operacion dhe pastaj do te mbyste Pogradecin dhe vetem ne fund do te mbyste metalurgjikun qe do te ishte ne fushen e Domosdoves.



Ja sqaruat kete argument Enverit



Sigurisht qe ja thashe por ai sikur te mos kishte thene gje nderroi biseden. Sic duket duhet te kete qene i semure.


Them se ka qene i semure pasi e shikoja edhe te kujdesi i alarmuar i mjekeve ne dieten e te ushqyerit te tij.


Keshtu qe kur ai me ftonte per dreke une rrija vetem per shoqeri pasi ushqimi qe i pergatitej nen survejimin e mjekeve as qe me shijonte fare. Ata nderhynin qe ai te ishte pa kryp pa yndyra etj. etj. deri sa e katandisnin ne nje gjendje pa shije. Nuk e di si i hante ato ushqime te gatuara ne ate menyre. Kurse une e konsideroja veten te privilegjuar sepse shkoja ne shtepi haja cte doja pa pasur njeri mbi koke qe te me thoshte o do ta hash me kryp ose o do ta hash pa krypetj. etj.




Si vijoi perplasja per te ndryshuar vendndertimin e metalurgjikut pasi sic shihet ai u ndertua pikerisht aty ku vendosi Byroja qe ne fillim




Une kembengula se do te na behej mire si shtet ne qofte se metalurgjiku do te ndertohej saktesisht mbi fushen e Domosdoves. Kjo kerkese arriti ti binde autoritetet me te larta te shtetit.



Po pse su ndertua



Kur do te fillonte ndertimi i vepres ne Shqiperi erdhen specialistet kineze. Ishte koha kur perfunduan vitet e mjaltit me ish-Bashkimin Sovjetik dhe kishin filluar marredheniet me gjigantin kinez. Pikerisht njera nga veprat qe u mendua te ndertohej duke u mbeshtetur teresisht mbi mundesite kineze ishte edhe metalurgjiku. Specialistet kineze per te qene te sinqerte ne te vertete shkuan ne fushen e rekomanduar dhe te Domosdoves ashtu sic kisha kerkuar une per te pare vendin ku do te ndertonim gjigantin e hekurt metalurgjikun. Mirepo sipas tyre toka nuk rezultoi e pershtatshme per te ndertuar gjithe ate veper pasi ne brendesi te saj buronte uje.


Pas kesaj une jam larguar si Sekretar i Pare i Partise se Elbasanit per te kaluar ne detyren e zevendesministrit te Arsimit duke u zevendesuar aty nga Jashar Mezenxhiu. Edhe Jashari me sa di une pasi mesoi se deshtoi tentativa per ta ndertuar vepren ne Domosdove kishte kembengulur qe ajo te mos ndertohej ne Elbasan. Ai kishte menduar qe te ndertohej ne buzen e Shkumbinit pikerisht perballe uzines se naftes ne Cerrik. Por sic me tregoi ai vete edhe aty kishte dale uje dhe specialistet kineze nuk e kishin pranuar si nje rast vetem per arsye teknike. Vetem pas kesaj u vendos te behej aty ku eshte sot. Une gjithsesi edhe pas perpjekjeve per ta ndryshuar ate vendndodhje me dhembi shume qe pikerisht brenda qytetit tim filloi nje veper e atyre permasave dhe e atij lloji.




I pati pasojat aty ku parashikonit juve



Ju vete duhet te dini se cfare pasoja ka sjelle per shendetin dhe jetegjatesine e qytetareve ajo veper. Une ketu nuk marr persiper te flas per leverdine qe kishte apo nuk kishte ekonomia jone por flas per vendndodhjen e saj sepse nuk ma merr mendja se eshte me pak e cmuar jeta e atyre njerezve qe vdesin para kohe apo qe lindin rakitike. Kete gje e pashe me mire kur u ktheva pas 15 vjetesh nga internimi nga fshatrat e Tepelenes. Sa dola ne Qafe- Kerrabe dhe ktheva syte nga qyteti i Elbasanit pashe nje re smogu qe ishte shtrire me kujdes dhe po bente hije ne cdo cep te qytetit. Vura duart ne koke me ate qe kishte ndodhur. Kur shkova ne qytet pashe me afer pasojat qe kishte sjelle te shendeti. Nuk mund te flas me shume per te se eshte e dhimbshme.



Vijon