Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka publikuar në rrjetin social Facebook, fotografi të objektit të ministrisë, ku shihen xhama të thyer objektit dhe disa vetura.

Si duket protestuesit gjatë konfrontimit me Policinë e Kosovës në kalim e sipër nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë thyer xhamat dhe disa vetura të këtij objekti.

Mirëpo, ministrja Bajrami nuk ka specifikuar se nga kush janë dëmtuar veturat dhe thyer xhamat e objektit.

"Isha në Ministri dhe aty ishin shkatërruar shumica e veturave. Ishin bërë dëme edhe në objektin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë", ka shkruan Bajrami.

Ajo më tej ka shkruar se po punojnë për çdo ditë për t'i sjellë investitorët e huaj në vendin tonë dhe se këto pamje përveç që tmerrojnë qytetarë largojnë edhe investitorët e jashtëm.

"Drejtësia duhet të veprojë mbi të gjithë shkelësit e ligjit", ka shkruar ajo.

mti - demtimi

mti - demtimi1

mti - demtimi2

mti - demtimi3

mti - demtimi4