Nuk është shaka! Gjatë Kupës së Botës 2018 në Rusi birra po u mbaron lokaleve dhe pub-eve të Moskës. Normalisht duhet të ketë rreth dhjetë lloje birrash, por së fundmi për shkak të fluksit të madh kanë mbetur vetëm dy ose tre. Pronarët e ub-eve janë të shqetësuar, pasi që në fillim të turneut birra po mbaron dhe prodhimi në një kohë kaq të shkurtër do të jetë shumë i vështirë. Pritet që të vijë birrë nga jashtë shtetit për të përballuar kërkesën e madhe.






























Pronarët e lokaleve nuk kishin llogaritur një xhiro kaq të madhe tifozësh. Çdo lokal i Moskës në darkë është i mbushur me tifozë. Një pronar pub-i: Tifozët po na harxhojnë të gjithë birrën. Nuk e dinim që tifozët e huaj do të konsumonin kaq shumë birra. Verë dhe vodka kemi pa fund, por birra po na mbaron. Është e pabesueshme sesa pinë tifozët nga Amerika Latine dhe Anglia në një mbrëmje.


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)