Revista e përjavshme amerikane, Time, i ka kushtuar kopertinën e saj Matteo Salvinit, i zgjedhur për të përfqasuar fytyrën e re të Europës.


“Ne po punojmë për të rivendosur frymën evropiane që është tradhtuar nga ata që qeverisin Bashkimin Europian”, tha ministri i Brendshëm italian në intervistën e gjatë që i dha korrespondentit Vivienne Ëalt.


Artikulli prek çështje të tilla si emigracioni, puna, marrëdhëniet Itali-Rusi dhe lëvizja e re populiste e nisur nga Steve Bannon, shefi strateg i Trump.


Në temën e Russiagate, Salvini qëndron në mbrojtje të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Lajmet e rreme shpërndahen 24 orë në ditë”.


13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)